Rusi, tallja me homoseksualët
28/07/2013 00:00
Një grup neo-nazistësh në Rusi gjen nëpërmjet rrjeteve sociale të rinj homoseksualë dhe pasi organizon takime me ta, i torturojnë e i tallin dhe videot i postojnë në Youtube.
Sipas ‘The Huffington Post’, grupi lë takim me një homoseksual e më pas e tall atë para kamerës. Në një nga videot shihen disa djem me maska që pyesin një 15-vjeçar për preferencat e tij seksuale e pasi ai pranon që pëlqen meshkujt, ata e pyesin për shkollën dhe origjinën e tij.
Gjatë “pyetësorit” adoleshenti keqtrajtohet hapur.
Në fillim të këtij viti Vladimir Putin e bëri të paligjshme ndarjen e informacionit me minorenë që mund të çojë këta të fundit të mendojnë se marrëdhëniet homoseksuale janë të “barabarta” me ato heteroseksuale.
Top Channel