Suedi, politikani tregon gabimisht gjenitalet

26/07/2013 00:00

Një politikan suedez i cili donte t’i tregonte tatuazhin e tij të ri ndjekësve në Instagram ka treguar aksidentalisht, bashkë me vizatimin, edhe organet gjenitale.

Lars Ohly, ish-lideri i Partisë së Majtë, postoi një foto të këmbës së tij ku kishte bërë tatuazh stemën e skuadrës së Liverpulit, pa vënë re që aparati kishte kapur edhe ato që nuk duhet.

56-vjeçari e hoqi shpejt nga Instagrami imazhin, por nuk e ndaloi dot ortekun e komenteve që pasuan në rrjetet sociale.

“Postova pa dashje një foto ku tregova më shumë seç duhej. Jam i sikletosur”, tha Ohly për AFP-në.

Ndërsa për faqen suedeze ‘The Local’ ai nuk duket i turpëruar nga incidenti: “Kam patur shumë reagime të këndshme. Fotoja është bërë tema e ditës dhe më janë shtuar ndjekësit në Instagram.”

Top Channel