Momenti i tmerrshëm i përplasjes së trenit

25/07/2013 00:00

Momenti kur treni me pasagjerë u përmbys duke shkaktuar 78 viktima në Spanjë, pranë Santiago de Compostela, është kapur nga një prej kamerave të sigurisë dhe videoja është postuar në Youtube.

Imazhet e tmerrshme tregojnë përplasjen e trenit me murin e më pas përmbysjen e tij.

Sipas ‘El Pais’, një nga drejtuesit e trenit që mbeti i bllokuar në kabinën e tij, i tha qendrës hekurudhore se treni hyri në kthesë me 190 km/h në një zonë ku shpejtësia maksimale e lejuar është 80 km/h.

Sipas burimeve pranë hetuesve të këtij aksidenti të rëndë, ai ka shtuar: “Jemi njerëz, bëjmë gabime. Vetëm shpresoj të mos ketë viktima pasi do më rëndojnë në ndërgjegje.”

Top Channel