ABC12, reporterja përfshihet në një “incident”

25/07/2013 01:30

Transmetimi i drejtpërdrejtë mund të jetë edhe një “mjeshtëri mizore” në disa raste.

Askush më mirë se sa reporterja Siobhan Riley nuk mund ta dijë këtë, pas “incidentit” ku u përfshi, në mënyrë të pavullnetshme, duke vizatuar një formë të ngjashme të organit gjenital mashkullor, gjatë buletinit infomativ të mbrëmjes së të martës.

“Incidenti” i paimagjinueshëm, veçse për të qeshur, ndodhi gjatë një raportimi të lajmeve “Live” në televizionin ABC12, që mbulon zonën e mesme të Michigan-it.

Riley ishte duke përdorur një hartë interaktive në ekran, për t’i treguar teleshikuesve një zonë në qendër të Saginaw-it, të dëmtuar nga ndërtime të shumta, kur vizatoi “mjeshtërisht” gjithçka u tha më sipër.

Video e vizatimit “të dyshimtë” të Riley-t përfundoi në rrjetet online, duke tërhequr interes dhe padyshim edhe komente ironike, në lidhje me atë që ka pasur në mendje në atë moment reporterja, pavarësisht se ishte duke prezantuar lajmet.

As Riley dhe as stacioni televiziv nuk kanë komentuar ende mbi “incidentin”.

Top Channel