Një sondazh në Britaninë e Madhe ka treguar se 62% e femrave dhe 48% e meshkujve kanë ndërprerë marrëdhënien seksuale për tu marrë me rrjetet sociale në telefonat e tyre apo për t’iu përgjigjur mesazheve.

Në këtë sondazh janë përgjigjur një total prej 1747 personash mbi 18 vjeç, të gjithë zotërues të një “smartphone”.

Kur u pyetën për reagimin e partnerit për këtë ndërprerje, 34% thanë se “nuk i vjen aspak keq”.

Gjithashtu doli se meshkujt përdornin celularin për internet 2 orë e gjysmë në ditë, ndërsa femrat 1 orë e gjysmë.

Top Channel