“Azzam”, super-jahti luksoz

22/07/2013 00:00

Pak muaj më parë njoftuam daljen nga një kantier i ndërtimit të jahteve në Gjermani të “Azzam”, jahti që zbriti nga froni “Eclipse” të Abramovic si jahti më i madh në botë.

Në atë kohë, pak detaje dolën për mjetin super-luksoz, ndërsa sot mund të mësohet pak më shumë.

“Azzam” është në pronësi të një sheiku misterioz arab. I gjatë sa dy fusha futbolli, me një sistem mbrojtje anti-raketë, dy pista për uljen e helikopterëve dhe në gjendje të udhëtojë me shpejtësinë maksimale deri në 35 milje për orë.

Për të vazhduar më tej, xhamat e Azzam janë anti-plumb, ka një mini-nëndetëse që mund të përdoret për eksplorime të thellësive, ose për “arratisje” në rast sulmi apo fundosje, një kinema, një restorant dhe një diskotekë.

Realizimi i këtij super-jahti ka kushtuar rreth 500 milion euro duke u shndërruar edhe në jahtin më të shtrenjtë të të gjitha kohërave, sërish duke lënë pas “Eclipse” të miliarderit rus, Roman Abramovic.

Top Channel