Indi, majmuni sulmon djalin e vogël

21/07/2013 00:00

Një majmun i tërbuar ka sulmuar një djalë të vogël në një kopsht zoologjik në Ratlam të Indisë duke i shkaktuar plagë të shumta.

Fotot e shkrepura nga një dëshmitar i rastit tregojnë vogëlushin të shtrirë në tokë dhe me gjak në duar dhe fytyrë nga egërsia e majmunit.

I ati dhe një punonjës i kopshtit zoologjik e larguan kafshën nga djali pas shumë përpjekjesh.

Mediat lokale njoftojnë se vogëlushi ka pësuar dëmtime të shumta si pasojë e këtij sulmi.

Top Channel