Kupa e Konfederatave; Italia vuan, por kualifikohet

20/06/2013 02:35

Italia mposht 4-3 Japoninë dhe kualifikohet për në gjysmëfinalet e Kupës së Konfederatave.

Në Recife, axurrët bëjnë gjithcka për të komplikuar jetën e tyre, në një ndeshje sa zbavitëse, po aq dhe jo-logjike.

Italianët arrijnë të përmbysin disavantazhin e 2 golave, fryt i pushimeve “të parakohshme”, falë golave të De Rossi-t, Balotelli-t me penallti dhe një autogoli të Uchida.

Por, rezultati barazohet sërish në 3-3, pas golit të Okazaki-t, në një moment problematik në aspektin fizik. Gjithsesi, në fund arrin të sigurojë 3 pikët falë Giovinco-s, duke pasur edhe fatin me vete në momentin e dy traversave dhe 1 shtylle të goditura nga skuadra e Zaccheroni-t.

Ndeshja me Brazilin, më 22 qershor në Salvador të Bahia-s, do të jetë një ndeshje luksi për të përcaktuar vendin e parë në grup.

Japonia bën ç’të dojë gjatë pjesës së parë falë Kagawa-s, i cili duket i papërmbajtshëm nga krahu i Aquilani-t dhe Maggio-s, të dy të zëvendësuar nga trajneri Prandelli, njëri të të parën dhe tjetri në të dytën.

Pirlo nuk shkëlqen si zakonisht, ndërsa Barzagli e Chiellini gjenden gjithnjë nën presing, falë edhe përgatitjes fizike të japonezëve, vecanërisht Maeda-s dhe Kagawa-s, të cilët vënë në vështirësi Buffon-in.

Top Channel