Vera na bën të ndihemi më të bukur

01/06/2013 16:10

Stina e verës jo vetëm na karikon me më shumë energji, por gjithashtu bën që të na duken më tërheqës njerëzit që na rrethojnë.

Ky përfundim u arrit nga një anketim origjinal, i realizuar në një faqe të njohjes së njerëzve në mënyrë virtuale.

2 mijë përdoruesve të “Match.com” iu kërkua që të zgjidhnin midis dy fotove të të njëjtit person, se ku ai ngjante më bukur dhe imazhet ishin realizuar njëri në verë dhe tjetri në dimër.

Një shumicë dërrmuese, prej 73% e pjesmarrësve në këtë anketim, zgjodhën si foton më tërheqëse atë të bërë në stinën e verës.

Pyetjes se në cilën stinë ndihen më tërheqës, 82% e femrave iu përgjigjën me verën dhe gjithashtu me shumicë prej 65%, kjo përgjigje u dha edhe nga gjinia tjetër.

Sipas drejtuesve të anketimit, është fuqia e diellit, përmirësimi i motit dhe pushimet që përgjithësisht i bëjnë njerëzit të kenë një vetbesim dhe entuziasëm të shtuar në periudhën e verës.

Top Channel