Bukuritë e “Mbretërisë së Ujit”

01/06/2013 15:10

Një botë të cilën pothuajse nuk e shohim kurrë dhe e njohim fare pak shtrihet mbi 2/3 e hapësirës së Tokës.

Pavarësisht avancimit teknologjik ndër shekuj, “Mbretëria e Ujit” vazhdon të jetë shpesh herë enigmatike për qënien njerëzore.

Një konkurs, “underwaterphotography.com”, është një prej mundësive më të shkëlqyera, për të dokumentuara mrekullitë e detit dhe Oqeaneve.

Ditën e shtunë, 15 foto nënujore të përzgjedhura nga destinacione të ndryshme të planetit, u shpallën fituese.

Peshkaqenët, koralet, por edhe nëndetëset e avionët e gjendur në fundin e detit u vendosën në fokusin e fotografëve fitues.

Top Channel