Ndarje në “Google Street View”

31/05/2013 10:00

Ndarja është një prej momenteve më të këqija, të cilën shumica e njerëzve kërkojnë që ta harrojnë sa më shpejt që të jetë e mundur.

Megjithatë, një amerikane do ta ketë mbase përjetësisht të pamundur që të fshijë nga kujtesa këtë moment, i përjetësuar për fatin e saj të keq, në “Google Street View”.

Një program i cili i lejon përdoruesve që të ecin në një rrugë të caktuar siç ajo është realisht në të vërtetë, “Google Street View” realizohet nëpërmjet një furgoni, i cili qarkullon duke bërë në çdo sekondë fotografi 360 gradë në rrugët e përzgjedhura.

Për fatin e keq të vajzës, ajo ndodhej jashtë shtëpisë së të dashurit të saj, duke ngarkuar valixhet që ai i kishte nxjerrë në rrugë, në momentin kur furgoni i “Google” kaloi, duke e bërë pjesë të imazhit të një rruge kaliforniane.

Në fotografimin e disa qyteteve në shtete të ndryshme të botës, kjo nuk është e para herë që ndodh një e papritur me “Google Steet View”, i cili në të shkuarën ka kapur edhe imazhe të tjera të sikletshme, përfshirë ajo e një australiani duke urinuar buzë një rruge kombëtare apo e një gjermani (ne foto poshte), që sapo ishte zgjuar i zhveshur në bagazhin e makinës, të përkuar në oborrin e shtëpisë së tij në Manhaim.

Top Channel