“1998 QE2”, asteroidi me mini-Hënë

31/05/2013 00:00

Sonte në orën 22:59 asteroidi “1998 QE2” me një diametër prej 2.7 kilometrash, do të qethë Tokën në një distancë prej 5.8 milion kilometrash, ose ndryshe në një distancë 15 herë më të madhe se sa Hëna.

Kalimi i tij nuk paraqet asnjë rrezik për planetin tonë, megjithatë është një mundësi e përkryer për shkencëtarët e këtyre “botëve të vogla” për të siguruar të dhëna më të sakta.

Shkencëtarët dhe studiuesit e hapësirës thonë se “1998 QE2” klasifikohet ndër asteroidët më të mëdhenj sillen periodikisht rreth Tokës dhe është parë edhe herë të tjera, megjithatë surpriza mbërriti vetëm dy ditë më parë; asteroidi ka satelitin e tij natyror.

Më 29 maj, radioteleskopi Goldstone në Kaliforni do të zbulonte një trup me diametër rreth 70 metra që sillej përreth asteroidit në një interval kohor thuajse të njëjtë. Ky zbulim është i dyti. Në vitin 1993 sonda “Galileo” zbuloi se edhe asteroidi “Ida” kishte një mini-Hënë që rrotullohej rreth tij periodikisht dhe sot shkencëtarët besojnë se rreth 16 përqind e asteroidëve kanë nga një mini-satelit natyror që vërtitet rreth tyre.

Top Channel