Të gjithë kemi dëgjuar për qytetërimin e lashtë minoan nga legjenda e mbretit Minos që urdhëroi Daedelusin të ndërtonte një labirint për të burgosur krijesën gjysmë njeri e gjysmë dem, njohur si Minotauri.

Ky qytetërim, i zhvilluar në ishullin e Kretës katër mijë vite më parë mendohej nga historianët dhe arkeologët se kishte prejardhjen nga Azia dhe Afrika e Veriut. Por analizat e fundit të ADN-së të mbetjeve trupore të hershme të gjetura në zonat arkeologjike të Kretës dëshmojnë se banorët minoanë janë europianë.

Në këtë gjetja ka mbërritur Sir Arthur Evans, arkeologu britanik që zbuloi Pallatin e Knosin në Kretë, i ndërtuar rreth 4 mijë vite më parë. Evans është i bindur që qytetërimi i parë i avancuar në Europë nuk ka prejardhjen nga Delta e Nilit.

Deri më tani historianët besonin se banorët që ndërtuan qytetërimin minoan erdhën nga Delta veriore e Nilit rreth 5 mijë vjet më parë për t’iu shmangur pushtimit që vinte nga jugu i Egjiptit të sotëm.

Analizat e ADN-së, sipas Sir Evans, tregojnë që minoanët janë banorë indigjenë europianë. Rezultatet e zbulimit të tij janë publikuar në revistën shkencore “Nature Communications”.

Në analizë u përfshinë 37 fosile njerëzore të gjetura në Kretë dhe që mendohet se i përkasin epokës së mesme të qytetërimit minoan, 3700 vite më parë. Analizat u përqendruan sidomos në tek ADN-ja mitokondriale e gjetur tek dhëmbët e skeleteve të gjetura.

Rezultatet u krahasuan me ADN-në e 135 popujve të ndryshëm antikë e modernë në Europë, Azi dhe Afrikën e Veriut. Krahasimi nxorri ngjashmëri të vogla të ADN-së mitokondriale të minoanëve me libianët, egjiptianët, sudanezët dhe popujt arabë, ndërsa ngjashmërinë më të madhe e kanë me banorët e hershëm dhe modernë të Sardenjës në Itali, me atë të Gadishullit Iberik si dhe me kampionët e ADN-së të nxjerra nga zbulimet të epokës neolitike në Skandinavi dhe Francë.

Sir Evans thotë se këto rezultate duhet të ndryshojnë qendrimin tonë përballë minoanëve që për shkak të mbishkrimeve të tyre të ngjashme me egjiptianët, mendoheshin se janë me prejardhje nga Egjipti. Ai shton se minoanët duhet të kenë mbërritur nga zona të ndryshme të Europës rreth 9 mijë vjet më parë dhe se qytetërimi i ngritur atje është autokton, që më vonë është influencuar nga qytetërimi egjiptian.

Top Channel