Francë, martesa e parë homoseksuale

29/05/2013 18:30

Dy meshkuj u shndërruan në çiftin e parë homoseksual, i cili u lidh në martesë në Francë, pasi ligji që lejon martesat midis çifteve të së njëjtës gjini hyri në fuqi gjatë javës.

Vincent Austin dhe Bruno Boileau, 40 dhe 30 vjeç, përfituan për të zyrtarizuar marrëdhënien e tyre në qytetin jugor të Montpeliesë, ndërsa ishte vetë kryebashkiaku ai që shqiptoi formulën, “ju shpall burrë dhe burrë”.

Në një koment në lidhje me këtë martesë, presidenti Francois Hollande theksoi se ka urdhëruar autoritetet që të mos tolerojnë asnjë provokim që cënon rendin gjatë ceremonisë.

Përveç 600 të ftuarve, në këtë ceromoni që është e para e llojit të saj në Francë, ishin të pranishëm edhe mbi 150 gazetarë e kameramanë.

Legjislacioni që lejon martesat e çifteve të komunitetit “LBGT” ka ngjallur protesta të mëdha në Francë, me qindra mijëra protestues që janë grumbulluar në tubime pro dhe kundër këtij ligji në kryeqytetin Paris.

Blloku që kundërshton martesat homoseksuale, i mbështetur nga kisha katolike dhe opozita konservatore, argumenton se ligji minon harmoninë sociale të shoqërisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA