Ekspozita e personave me aftësi të veçanta

29/05/2013 17:35

Shumë prindër ndihen keq kur mësojne se femija i tyre është me aftësi të kufizuara.

Disa të tjerë pranojnë faktin dhe përpiqen të krijojnë një mjedis sa më social që ata të jenë të barabarte.

Edhe pse shpesh herë është e veshtirë, në vendet perëndimore format e ndryshme të artit kane qenë një zgjidhje e mire për integrim social.

Një shembull të tillë kanë ndjekur edhe 17 persona me aftësi të kufizuara në kryeqytet.

Ata kanë hapur një ekspozite skulpturash shumëngjyrëshe në ambientet e Muzeut Historik Kombeter, për t’i treguar shoqërisë se ata jane si gjithe te tjerët.

Ekspozita e artisteve jo si te tjeret, ka nje emer te gjetur. Ajo eshte quajtur thjeshte: “Arti i veçante për njerez të veçante”.

Eshte hapur ne 27 maj dhe mbyllet neser ne date 30. Ata kane nje vit qe punojne me artistin konceptual Xhik Domi, ndersa pohojne se kjo ka qene nje eksperience shume e bukur.

Skulpturat, maskat, portetet e ndryshme, jane te gjitha punime balte.

Grupmosha e pjesemarreve eshte nga 17 deri ne 30 vjeç. Te gjithe bashkohen ne nje pike: jane te apasionuar pas ngjyrave.

Nuk u pelqen termi “persona me aftesi te kufizur”, do të preferonin “persona me aftesi te vecanta”, pasi duan t’i tregojne shoqerise se paçka ndryshimeve, ata jane njerez ne.

Top Channel