Për atë që kanë një kujtesë të fortë, këtë ndërtesë mund ta keni parë në filmin e nominuar për çmimet “Oscar” në vitin 2008, “Valkyrie”, me protagonist Tom Cruise.

Një film i bazuar në një komplot të vërtetë ndaj Hitlerit në vitin 1944, ai u xhirua kryesisht në Berlin dhe përfshi skena edhe nga “Beelitz-Heilstatten”, siç quhet ndërtesa, e cila në atë kohë ishte “spitali i Hitlerit”.

I ndërtuar në fundin e shekullit XIX si një sanatorium, “Beelitz” u shndërrua gjatë Luftës së Parë Botërore si një spital ushtarak dhe në të u kurua edhe lideri i ardhshëm i Gjermanisë, Adolf Hitleri, që kur shërbente në front si një kapter, u helmua nga një sulm me gaz i armiqve.

Hitleri, pasi humbi përkohësisht shikimin, qëndroi i kuruar për dy muaj në këtë spital, deri sa u rikuperua mjaftueshëm sa për t’u rikthyer në jetën civile, ndonëse rikuperimi i plotë vazhdoi për disa vjet.

Pas Luftës së Parë, ndërtesa shërbeu si sanatorium deri në 1930, kur u shndërrua në një spital ushtarak, për shkak të rënies së numrit të pacientëve të sëmurë nga tuberkulozi, pas zbulimit të penicilinës në ato vite.

Një spital gjatë Luftës së Dytë Botërore, ndërsa kaloi në duart e sovjetikëve, që pas pushtimit të Berlinit vazhduan ta përdornin si një spital ushtatarak në territorin e Gjermanisë Lindore, deri në tërheqjen e plotë të trupave nga Europa në vitin 1995.

I rehabilituar në disa pavione si spital për të prekurit nga parkinsoni, ai i “Beelitz” u braktis përfundimisht në vitin 2000.

Sot, ndërsa një pjesë e mureve janë vandalizuar me grafiti, shumica e ambienteve mbeten të paprekura, disa prej më shumë se 20 vitesh, por në disa ambiente, mund të dokumentohet e plotë historia e këtij spitali shekullor, duke u gjendur ende sende apo pjesë të spitalit, të pandryshuara që prej ndërtimit të tij rreth 150 vjet më parë.

Top Channel