Deb Hoffmann është një 48-vjeçare e cila ka shpenzuar deri tani rreth 100 mijë dollarë me kukullat e arushit Uini dhe koleksioni i saj tashmë ka mbushur të gjitha dhomat e shtëpisë.

Gruaja amerikane ka rreth 9 mijë kukulla dhe ka hyrë në librin e rekordeve Gines, por thekson se nuk do e mbyllë me kaq këtë koleksion: “Kam 20 vite që koleksionoj Uinin. Në fillim merrja 20 kukulla në vit, por me kalimin e viteve nisa ta shtoja përditë këtë koleksion. Kam edhe bluza me personazhet e filmit të animuar dhe figurina.”

Koleksioni ka zënë aq shumë vend sa tani Debi ka nisur t’i varë arushët në tavanet e dhomave. Fatmirësisht bashkëshorti i saj e mbështet këtë hobi të së shoqes.

“E rëndësishme është që arushët mos të më zënë vendin tim në krevat”, thotë burri.

 

Top Channel