Dallëndyshet “ndalin” ndërtimin e pallatit

27/05/2013 00:00

Dallëndyshet kanë zgjedhur themelet e një pallati në Kinë për të ndërtuar shtëpitë e tyre, e kjo ka ndaluar njeriun, që i vënë përballë “pushtimit” të zogjve është tërhequr.

Në qytetin Xijeng në provincën Henang më mijëra dallëndyshe kanë ngritur foletë e tyre në themelet masive të një ndërtesë. Banorët vendas thanë se dallëndyshet me t’u rikthyer në pranverë, preferuan të ndërtojnë foletë në tokë. Ekspertët thonë se këto lloje dallëndyshe zakonisht ndërtojnë foletë në tokë, por jo kaq pranë qendrave të banuara.

Gjithsesi ndërtimi është ndalur dhe autoritetet lokale thonë se nuk do të nisë, të paktën deri në fund të korrikut ose edhe më tej, në vjeshtë, atëherë kur dallëndyshet të emigrojnë sërish. 

Top Channel