Shpella “mistike” në Kaliforni

23/05/2013 17:35

Një dritë “mistike”, që ndriçon brenda një shpelle të ndodhur në bregdetin kalifornian, duket e vështirë të besohet se në të vërtetë është një fenomen i zakonshëm natyror.

Ndër vite, drita e “Keyhole Arch”, në plazhin Pfeifer në Kaliforni, është shndërruar në një magnet për fotografët që synojnë të kapin në aparatet e tyre fenomenin e rrallë, që ndodh vetëm në disa momente të caktuara, gjatë ditëve të caktuara në ekuinoksin dimëror.

Në të vërtetë, bëhet fjalë për një reflektim të rrallë, i cili ndodh vetëm kur plotësohen disa kushte të caktuara atmosferike, kur dielli ka një kënd të caktuar, mbi gjirin e Pfeiferit.

Efekti i jashtëzakonshëm, i cili ngjan me dritën e përdorur nga kinematografia në shumë filma me jashtëtokësorë apo me ngjarje biblike, u arrit të dokumentoj së fundmi nga një profesionist, në një seri fotosh mbrësëlënëse.

Top Channel