BBC, sondazhi: Gjermania, vendi më pozitiv

23/05/2013 02:30

Gjermania është kombi më i dashur në botë, apo më saktë ai që shihet si më pozitivi, në sondazhin e përvitshëm për Vlerësimin e Vendeve, të organizuar nga BBC.

Më shumë se 26 mijë njerëz anembanë botës iu përgjigjën sondazhit. Atyre iu kërkua të votonin 16 vende dhe Bashkimin Europian, nëse influenca e tyre në botë ishte “kryesisht pozitive”, apo “kryesisht negative”.

Gjermania zuri vendin e parë me 59% të vlerësimeve si vend pozitiv, ndërsa Irani ishte sërish një nga vendet e para negativisht, madje më i keqi.

Pikëpamja globale për vendet më të mëdha të Europës është rritur ndjeshëm në 2013-n, sipas këtij sondazhi, i cili u zhvillua me ndihmën e GlobeScan dhe PIPA, që ndërmorrën intervista të drejtpërdrejta dhe telefonike, me njerëz të përzgjedhur rastësisht, kryesisht në qendrat urbane të 25 vendeve anembanë botës.

Top Channel