Amnesty International deklaron se bota është bërë një vend me rrezik në rritje për refugjatët dhe emigrantët.
Në raportin e tij vjetor, grupi njofton se miliona njerëz u detyruan të jetonin në nivelet më të ulëta të shoqërisë dhe u kthyen në shënjestra të “retorikës populiste”.
Amnesty deklaron se qeveritë e disa vendeve ishin më të interesuara të mbronin kufijtë e tyre sesa të drejtat e emigrantëve.
Sipas grupit, konfliti ka zhvendosur çerekun e popullsisë siriane, 4.5 milionë brenda territorit të vendit dhe 1.5 milion jashtë kufijve.
Në raport thuhet gjithashtu se ndryshimi i vetëm në vitet e fundit ka qenë numri i jetëve të humbura ose të shkatërruara.
“Dështimi për të zgjidhur situata konfliktuale në mënyrë efikase po krijon një nënklasë globale”, ka deklaruar Salil Shetty, sekretar i përgjithshëm e AI.
“Të drejtat e atyre që po zhvendosin konfliktet janë të pambrojtura. Shumë qeveri po abuzojnë me të drejtat e njeriut në emër të kontrollit të emigracionit, që po shkon përtej kufijve legjitimë”, ka vijuar zyrtari.
Raporti kritikon në veçanti Bashkimin Evropian, duke thënë se implementon masa për kontrollin e kufirit që vënë në rrezik jetët e emigrantëve dhe nuk garanton sigurinë e atyre që largohen nga konfliktet dhe persekutimi.
“Në të gjithë botën, emigrantët dhe azilkërkuesit mbyllen në qendra burgimi dhe në rastin më të keq mbahen në arka metalike ose konteinerë”, thotë më tej raporti.
Top Channel