Qitësi qëllon dhe…godet veten

22/05/2013 00:00

Si mund të qëllojë një qitës veten e tij? Kjo është thuajse e pamundur, por kur fati të rezervon surpriza, edhe ndodh.

Një fat të tillë, (të keq sepse pësoi goditjen e plumbit të dalë nga vetë arma e tij, dhe të mirë sepse plaga e marrë nuk ishte vdekjeprurëse) pësoi një qitës amator. Në videon që qarkullon në internet, i riu, pasi merr shënjestër për disa sekonda objektivin e tij, qëllon. Objektivi ishte një pllakë metalike e vendosur në një distancë goxha të konsiderueshme.

Plumbi e godet në shenjë, rikthehet rrokishet, përplaset në shesh pak metra distanca nga qitësi dhe më pas ndalet në kokën e tij. Fatmirësisht, distanca e largët dhe dy rrokishetet ulën ndjeshëm fuqinë goditëse të predhës kalibër 50 mm e dalë nga arma dhe plaga e shkaktuar ishte më shumë një gërvishtje.

Top Channel