Kryetari i grupit parlamentar të PDK-së, Adem Grabovci dhe deputeti i AAK-së, Burim Ramadani kanë reaguar pas publikimit të raportit për financimin e partive politike nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike.

Në raportin e publikuar një ditë më parë kritikoheshin partitë politike të cilat vazhdojnë të mos jenë transparente sa i përket financimit të tyre.

“Partia Demokratike e Kosovës gjithmonë i ka bërë publike financat. Financimi i partive politike është shumë i qartë, nga buxheti i Kosovës që u ndahet çdo subjekti politik sipas fuqisë politike në Kuvend”, ka thënë Grabovci, i cili ka shtuar se në kohë fushate donacionet janë të rregulluara dhe të preçizuara me ligjin për financimin e partive politike.

Ndërkaq, Burim Ramadani nga AAK ka thënë se raportet e rregullta financiare i kanë dërguar në KQZ dhe janë bërë publike, prandaj nuk ka të bëjë me mister.

Në hulumtimin e bërë nga Grupi për Studime Politike dhe Juridike përfshihen 4 parti parlamentare, PDK, LDK, AAK dhe AKR.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA