A mund të luhet bilardo në këtë tavolinë?

22/05/2013 11:00

Nëse mendoni se jeni mjeshtra të vërtetë në bilardo, atëherë duhet të jeni në gjendje të bëni goditjet tuaja më të mira të repertorit edhe në një tavolinë që ka formën e bananes.

Anglezi Cleon Daniel ka ndërtuar “Banana Pool” pasi është i apasionuar pas ideve të çuditshme: “Gjithmonë kam pasur ide të tilla, por vetëm vitet e fundit kam pasur kohë të mjaftueshme për t’i vënë në jetë. Isha në tren kur thashë të ndërtoja një tavolinë bilardoje si banane dhe i kërkova ndihmë një miku të familjes që është marangoz dhe ai më ndihmoi.”

“Na u deshën 9 muaj për ta përfunduar dhe jam shumë i lumtur nga puna që kam bërë”, thekson Daniel.

Duke pare fotot, duket se vetëm mjeshtrat e karambolit mund t’ia dalin mbanë në një tavolinë të tillë.

Top Channel