Microsoft rinovon platformën Xbox

21/05/2013 00:00

Microsoft ka rinovuar platformën e saj Xbox për të sfiduar konkurrencën e
rivalëve të rinj në fushën e lojrave elektronike si Apple dhe Facebook.

Gjatë së martës në Redmond, selia e kompanisë së Bill Gates, do të prezantohet versioni i fundit i Xbox, që premton më shumë programe, më shumë argëtim dhe shërbime që shkojnë përtej mbretërisë së lojrave.

Nëse deri tani Microsoft konkurronte vetëm me Playstation e Sony dhe ëii-në e Nintendo, tani duhet të përballet me një sasi softëare-sh që ofrohen edhe nga Google e Amazon, që mundësojnë aksesin tek video-lojrat dhe programeve të tjera kryesisht përmes telefonave smart ose kompjuterave personalë.

Në fakt janë shumëfishuar aplikacionet që bëjnë të mundur shkarkimin e lojrave nga interneti për t’i luajtur fare thjesht duke përdorur ekranin e televizorit të shtëpisë.

Për këtë arsye kolosi i informatikës është detyruar të rinovojë platformën e tij dhe versioni i ri, sipas zërave të pakonfirmuar, pritet të mbërrijë në dyqane nga fundi i vitit.

Top Channel