Shtyllasi i Fierit, vendi i internimit të përjetshëm

20/05/2013 20:40

Edhe pse kane kaluar plot 22 vjet nga rënia e diktatures në Shqiperi, ka ende njerëz që jetojne mes maktheve të asaj kohe.

Njerëz qe ende nuk kane mundur të shkeputen nga prangat e përndjekjes qe i mbajten lidhur atëhere e i shtrengojne sërisht edhe sot.

Te internuar në komunizem te internuar edhe ne demokraci, në nje realitet qe s’ka ndryshuar aspak permes viteve.

Fshati ndodhet vetem pak kilometra nga aksi nacional qe lidh Fierin me Vloren, e megjithate rruga e zhuritur nga pluhuri mjafton per te kuptuar braktisjen qe rrethon edhe sot kete zone.

Ne Shtyllas, koha duket sikur eshte rrotulluar mbi veten duke mbetur ne po ato vitet 50 kur ne kete fshat silleshin familjet e internuara nga regjimi i kohes.

Ngrehinat e dikurshme jane po aty, ashtu si njerezit qe duken njelloj te shkrire me historine e tyre, me brengat e tyre, me te shkuaren e imponuar e qe u peshon fort edhe sot mbi shpine.

« Jemi nga Peshtani . Na kanë sjellë këtu si të perndjekur, kemi ardhur te perndjekur. Kemi qene me Ballin, me njerez te pushkatuar, me gjyshin te pushkatuar, per kete kemi ardhur … Sot sikur s’ka ndryshuar asnje gje fare me duket mua, nuk shof gje ndryshim. Jemi me keq tani se atehere. Mirë rrugë, por tani nuk kemi më as ujë për të pirë, ja si jemi », është rrëfimi tronditës i një banori.

Ne keto rrugica dikur endeshin rreth 5 mije te internuar, shume prej te cileve jane ende ketu.

Te dale nga rregjimi pa asnje mbeshtetje , ata u detyruan te kapeshin pas shpreses, por edhe ajo duket se u venit shpejt ne kushtet kur askush nuk u kujtua vertete per ta.

« Vrau qeveria vjerrin dhe na prune ketu, edhe burri ashtu prape. S’ka ndryshuar hiç fare , hiç fare, s’na kujton njeri fare, hiç fare. Donim shtepi te na jepnin se u vra vjerri s’na dhane. Kemi vuajtur shumë dhe vazhdojmë të vuajmë në të njëjtën mënyrë », tregon një grua e Shtyllasit.

Historine njerezore pasojne njera tjetren ashtu si hallkat e nje zinxhiri pambarimisht te lidhur me te shkuaren.

“Me keq nuk ka ku vete me, nuk e di çfarë do të behet. Une jam i djathte, jam i djathte, kam qene i djathte dhe jam i djathte, por ama dhe keshtu jo, s’pyet njeri per fshatin Shtyllas. Kur u bene zgjedhjet e para, 99 perqind jane marre votat ketu në Shtyllas për Partinë Demokratike, tani nuk vjen me njeri te thote nëm voten se i marrin andej nga i marrin ata”, shprehet një tjetër rezident i këtij fshati të lënë në harresë.

Pa rruge, pa uje, e pa asgje tjeter te domosdoshme per nje jetese normale jo mijera kilometra larg, por thjesht disa kthesa nga qendra e komunes Levani, ata duken te perhumbur , si ne nje udhekryq te sterzgjatur.

“Po marrim në puse, infeksione, erë ku kalojne urinërat. Ja filmoje pusin, nuk ke nevojë të filmosh çdo gjë. Ne nuk dimë për kë të votojmë, e majta është keq, e djathta gjithashtu. Të flasim realisht, nuk kemi asnjë shpresë”, shprehet një kalimtar, edhe ai i zhytur në dëshpërimin që rrethon Shtyllasin në këtë moment.

Varferia e veshtiresite nuk ja u kane zbehur mikepritjen. Perpiqen te jetojne dikush me ndonje bageti, dikush tjeter me ndonje pension a ndihme ekonomike sa per te mbajtur frymen gjalle tregojne, e per asgje me shume.

“Vetem me dy lopet jetojmë. Merr nje lope se njera tani eshte, me asnje te ardhur tjeter. Hic as per ilac nuk dalin ato të ardhur që kemi, as për ilaçe. Të internetuar kemi qenë dhe ashtu vazhdojmë të jemi. Nuk ka nevojë për ndonjë familje që të mos ketë nevojë për ndihmë », ankohet një grua.

 « Me keq akoma tani, sesa atehere. Me keq ky fshat ja t’i shikoje fotografoje beje, vuajtem per demokraci, nuk vuajtem per anarshi per kete kshu per kete dite te keqe qe erdhi. Demokratet e pare ne kemi qene, ca te themi na tani », thotë me një zë vajtues një i moshuar i Shtyllasit.

Kudo gjithanesh imazhi eshte i njejte. Mungojne vetem telat me gjemba ky eshte ndryshimi i vetem me atehere siç thone. Ndertime te reja ne te gjithe fshatin mund te gjesh 2 apo 3 te tjerat jane ngrehina qe duket sikur do te bijen nga çasti në çast.

“Cfarë te them, me veshtiresi po e shtyjme jeten keshtu me te keq. Une e ndjej veten ne nje veshtiresi shume te madhe , mire per moshen teme, po per femijet, se kam kater femije ne shkolle, kane provime, kane teste, kane eskursione, nuk jua plotesoj kurre konditat, shkojne ne shkolle, nuk blejne librat sikurse nxenesit e tjere. Ajo eshte gjithe veshtiresia me e madhe per mua”, përlotet një nënë.

Kohe me pare ketu, ne Shtyllas erdhën edhe zyrtare te ambasades se Shteteve te Bashkuara, asaj britanike ,perfaqesues te Bashkimit Europian, e klubit antikomunist, por kjo nuk mjaftoi per te rikthyer vemendjen edhe nga kjo zone.

Te ikesh nga Shtyllasi eshte sikur te ikesh nga dhimbja, nga vuajtjet, nga tragjedite, nga perndjekja, nga lotet e merzitjet, e gjithçka tjeter qe duket e gdhendur edhe sot ne kete fshat.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA