Nuk i hapet parashuta, i mbijeton pa dëmtime rënies nga 300 metra

20/05/2013 19:05

Një parashutist britanik fitoi një sfidë të pabesueshme ndaj vdekjes së sigurt, pasi parashuta e tij nuk u hap pas një hedhje nga një majë shkëmbi 300 metra nga niveli i tokës.

Jo vetëm kaq, por në mënyrë të pabesueshme, rënia nga kjo lartësi vdekjeprurëse për normalisht çdo njeri, i shkaktoi Gough vetëm ndrydhjen e kaviljes dhe dëmtime të tjera të lehta.

E gjithë historia e pabesueshme e mbijetesës së tij u filmua nga kamera e vendosur në helmetë.


Shkembi i La Gardes, ne Itali, vendi ku u konsumua ngjarja e pabesueshme

Gought merr vrull dhe hidhet nga shkëmbi i La Gardës, në Itali.


Imazhi real i hedhjes se parashutistit nga 300 metra, sekonda perpara perplasjes se dhunshme me token

Pas disa sekondash rënie të lirë, ai tenton më kot që të hap parashutën dhe kamera tregon përplasjen e dhunshme me tokën.


Gough tregon pasojat e aksidentit, ndrydhja e kaviljes dhe disa gervishtje, demtimet e tij te vetme

E megjithatë, disa sekonda më pas, 25-vjeçari ishte në gjendje që të çohej vetë për të shkuar në një spital, nga ku u largua brenda pak orësh, pasi nuk u verifikua asnjë frakturë apo dëmtim tjetër me ndërlikime për shëndetin e tij.

Top Channel