Gomerët masakrojnë për vdekje pensionistin

20/05/2013 00:00

Një pensionist 65-vjeçar në Hungari gjeti vdekjen pas një sulmi të rrallë dhe agresiv të një tufe gomerësh teksa ishte duke shkuar në fermën e një mikut të tij.

Sandor Horvath është kafshuar dhe goditur me shqelma dhe për pasojë plagët e rënda që kishte marrë në trup dhe kokë i kanë shkaktuar vdekjen e menjëherëshme.

Sipas versionit të autoriteteve hungareze, 65-vjecari po udhëtonte me motorin për në fermën e mikut të tij. Paritur ai është sulmuar nga tufa e gomerëve që e kanë rrëzuar nga motori. Jo vetëm kaq, por kafshët e kanë goditur dhe kafshuar atë aq keq sa në momentin e parë policia vendase dyshoi se mos bëhej fjalë për ndonjë sulm ujqërish.

Autoritetet vendase thanë se kafshët do të ekzekutohen. Një veteriner tha për mediat hungareze se gomerët zakonisht nuk janë agresivë ndaj njerëzve, ndërsa një zëdhënës policie njoftoi planin për eliminimin e kafshëve.

“Nëse do të ishin qen, sigurisht që do të ishin ekzekutuar. E njëjta gjë do të ndodhë edhe në këtë rast. Ne nuk mund të lejojmë që kafshët të vrasin të tjerë njerëz”, deklaroi zëdhënësi.

Top Channel