Brazil, “arratisje” nga dhoma e gjumit

20/05/2013 00:00

Përpjekja e një burri për t’u larguar nga dhoma e partneres së tij e cila po tradhëtonte bashkëshortin është regjistruar dhe është publikuar në internet.

Fillimisht shihen burri dhe gruaja duke debatuar me njëri-tjetrin në ballkon. “E kujt është kjo bluzë?” pyet bashkëshorti në gjuhën portugeze (videoja vjen nga Brazili).

Në këtë kohë duket një tjetër burrë që po del nga dritarja e dhomës së gjumit të çiftit që po zihet dhe “kacavirret” një dritare më poshtë vetëm me të mbathura.

Më pas, pret që zjarrfikësit të vënë dyshekun për t’u hedhur dhe arrin me sukses “arratisjen”.

Ai kishte lidhur disa rroba duke krijuar një litar për të zbritur pa u diktuar nga bashkëshorti, i cili ndërkohë po vazhdonte të kërkonte shpjegime nga gruaja e tij.

Top Channel