Një grua saudite ka lënë gjurmën e saj në histori duke arritur majën e
malit më të lartë në botë. Raha Moharrak, 25 vjeç, jo vetëm bëhet gruaja
e parë saudite që përpiqet të ngjisë malin Everest, por edhe gruaja që
arriti majën e tij.

Ajo është pjesë e një ekspedite e përbërë nga katër persona, mes të cilëve burri i parë nga Katari dhe i pari palestinez që përpiqen të arrijnë majën më të lartë të planetit.

Ata po përpiqen të mbledhin 1 milion dollarë për projekte edukative në Nepal. Me origjinë nga Xhedah, në Arabinë Saudite, Moharrak është diplomuar në Universitetin e Dubait, ku dhe jeton aktualisht.

“Duke qenë se vjen nga një vend islamik, ku të drejtat e grave janë rreptësisht të kufizuara, asaj i është dashur të kalojë një numër të madh pengesash për të arritur qëllimin e saj”, kanë treguar miqtë e 25-vjeçares.

Një biografi e publikuar në faqen e internetit të ekspeditës tregon se, “përpjekja e Moharrak për të bindur familjen e saj për të ngjitur Everestin ishte një sfidë madhore po aq sa vetë mali, por tani ata e mbështesin”.

Ndërsa vetë protagonistja ka thënë: “Mua nuk më intereson fakti që jam e para, për aq kohë sa frymëzon dikë të jetë i dyti”.

Top Channel