Të zgjohesh me një dre në shtëpi

17/05/2013 13:15

Ndërsa temperaturat në të gjithë botën po ngrohen me ardhjen e stinës së verës, ne nuk jemi të vetmit që vuajmë vapën.

Një rezident i Redmondit, në periferi të Uashingtonit, në SHBA, befas pa një pamje të pazakontë në pishinën e tij private.

Brenda pishinës, amerikani pa se po freskohej një dre i egër, i ardhur nga një prej pyjeve të ndodhur pranë.

Dreri, i kënaqur nga freskia e ujit, qëndroi në pishinë për disa minuta, përpara se të largohej, duke i dhënë kohën të zotit të shtëpisë që të arrinte të regjistronte gjithçka në kamera.

Top Channel