Mjaftojnë 7 minuta për të qendruar në formë

17/05/2013 00:00

Si të humbin kilogramë në pak javë? Cilët janë ushtrimet më efikase për të qendruar në formë? Për këto dy pyetje që shqetësojnë jo pak në mbarë botën, një grup studiuesish amerikanë kanë dy lajme; një të mirë dhe një të keq.

E nisim nga lajmi i keq. Jemi bindur tashmë se për të humbur kilogramë dhe për të mbajtur trupin në formë, palestra është mënyra më e mirë. Kjo e fundit do kohë dhe vullnet.
Por kjo mënyrë nuk është e pazëvendësueshme.

Lajmi i mirë; sipas grupit të studiuesve amerikanë mjaftojnë 7 minuta ushtrime fizike të përzgjedhura në ditë për të mbajtur trupin në formë, por edhe për të hequr disa kilogramë.

Për të vënë në zbatim këshillën e studiuesve amerikanë mjafton një karrike, një mur dhe pesha trupore, asgjë më tepër. Lista e ushtrimeve që duhet të kryhet për 7 minuta është 12, duke nisur që nga ushtrimet për muskujt e barkut, shpinën, fundshpinën, kofshët dhe krahët.

Gjithë këto ushtrime, sipas studiuesve, duhet të kryhen brenda 7 minutave. Një ushtrim nuk duhet të zgjasë më shumë se 30 sekonda dhe tjetri duhet të pasojë menjëherë pas përfundimit të 10 sekondave pushim.

Megjithatë, jo të gjithë kanë zotësinë për të kryer këtë listë ushtrimesh brenda 7 minutave. Të moshuarit, obezët apo personat me probleme në zemër këshillohen t’i qendrojnë larg kësaj metode dhe të vazhdojnë me ushtrimet tradicionale si ecje apo kros i lehtë në natyrë.

Top Channel