Gjenden tre fëmijë shqiptarë të zhdukur në Mal të Zi

17/05/2013 00:00

Tre fëmijët të cilët rezultonin të zhdukur që prej ditës së së enjte në Kurbin janë gjetur këtë mëngjes në Budva të Malit të Zi.

Sipas të dhënave të policisë lokale, tre të miturit me inicialet K.SH., R.B. dhe E. H janë gjetur dhe më pas janë sjellë në gjendje të mirë shëndetësore në orët e para të mëngjesit në Shqipëri dhe ndodhen në policinë e Shkodrës.

Ishin familjarët e tre fëmijëve, të cilët të shqetësuar për mungesën e fëmijëve në shtëpi, kanë bërë dhe denoncimin në komisariatin e Laçit. Ende nuk dihen detaje të tjera lidhur me ngjarjen, por pritet që fëmijët të merren në pyetje nga efektivët e policisë në mënyrë që të hedhin dritë mbi ngjarjen.

Top Channel