Një fushatë e re sensibilizimi që përfshin imazhe të disa djemve shtatzënë ka nisur në Cikago të Shteteve të Bashkuara të Amerikës me qëllim uljen e shifrave të shtatzënisë tek adoleshentet në këtë qytet.

Departamenti i Shëndetit Publik i Cikagos ka sqaruar se ka zgjedhur këto pamje të rralla për të impresionuar djemtë e rinj dhe për t’i bërë me dije se shtatzënia nuk është vetëm përgjegjësi e femrave.

MyFoxChicago raporton se këto reklama janë vendosur sidomos pranë gjimnazeve, aty ku shënohen shumë raste të adoleshenteve që presin një fëmijë.

Top Channel