… dhe ajo melankolike të ndihmon pas ndarjes

16/05/2013 00:00

Ndarja nga partneri është e vështirë, por mund të kalohet më lehtë nëse dëgjon muzikë melankolike ose sheh filma që të bëjnë për të qarë.

Sipas një studimi nga Universiteti i Kalifornisë (që kundërshton mendimin e përgjithshëm se muzika e trishtë të ul edhe më tej humorin) njerëzit që kanë probleme në marrëdhënien e tyre ndihen më mirë kur muzika reflekton mërzinë apo trishtimin e tyre.

Studiuesit e argumentojnë këtë gjë duke dhënë një shembull: muzika që është e njëjtë me gjendjen tonë emocionale i ngjan një shoku ose shoqeje që na dëgjon problemin dhe na kupton.

Studime të mëparshme kishin dalë në përfundimin se personat që kalojnë një periudhë të keqe sentimentale preferonin muzikë ritmike dhe filma komedi për t’iu “kundërpërgjigjur” ndjenjave negative.

Top Channel