Kryeministri i Japonisë, vizitë historike në Penian?

15/05/2013 15:50

Kryeministri i Japonisë, Shinzo Abe, deklaroi se po merr në shqyrtim propozimin e mbajtjes së një takimi historik me diktatorin e Koresë së Veriut, Kim Jong-un, për të diskutuar marrëdhëniet dypalëshe.

Abe theksoi se nëse një takim i tillë do të mbahet, ai do t’i paraqesë Penianit kërkesën për riatdhesimin e shtetasve japonezë të pengmarrë ndër vite nga Shërbimet Sekrete Koreanoveriore.

Ndonëse të zhdukur pa gjurmë në dekadat 1970-80, disa prej këtyre shtetasve japonezë, kryesisht ekspertë në fusha të caktuara apo mësues, dihet që vazhdojnë të jetojnë në kushte lirie apo izolimi në vendin komunist.

Deklarata e Abes u bë një ditë pasi Peniani u vizitua nga një këshilltar i posaçëm, bisedimet e të cilit me autoritetet vendase nuk u bënë të njohura për publikun.

Dy negocime të mëparshme për fatin e japonezëve të marrë peng, në vitet 2002 e 2004, përfunduan pa ndonjë marrëveshje midis dy shteteve.

Aktualisht, Korea e Veriut dhe Japonia nuk kanë marrëdhënie diplomatike midis tyre e ruajnë një klimë në të cilën mbizotëron presioni reciprok.

Në Veri, Japonia është kërcënuar nominalisht me shfarrosje bërthamore, ndërsa Peniani i drejtohet qeverisë së Tokios me etiketimin “qeveria kukull e imperialistëve amerikanë”.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA