I nxehtë rekord në Moskë, ku termometri në orën 13:00 me orën lokale
shënoi 28.7 gradë celsius, 0.3 më shumë se e maksimalja në 1996-n, në
134 vjet matje temperaturash.

Kryeqyteti rus është përfshirë nga një i nxehtë anormal që prej 9 majit, me temperatura rreth 25 grade, që zakonisht arrijnë vetëm në muajt e verës.

Moska pati një ndër dimrat më të acartë dhe me shumë dëborë të viteve të fundit, sidomos në mars, me shifra rekord të temperaturave nën zero dhe trashësisë se borës.

Top Channel