Një aventurier realizoi një arritje të veçantë, duke ecur mbi një litar të tendosur, të vendosur 100 metra nga toka, midis dy shpate mali në Rio de Zhaneiro.

Andy Lewis, i cili ka shëtitur botën për të kënaqur pasionin e tij të veçantë që prej dhjetë vitesh, realizoi arritjen e tij të veçantë pa mbajtur asnjë veshje të veçantë apo shkop për lehtësimin e mbajtjes së barazpeshës.

I vetmi mjet mbrojtës, një litar i fiksuar tek kavilja, i cili do të pengonte rënien e lirë nëse do të ndodhte, por Lewis krenohet se deri më sot, nuk i është dashur asnjëherë të ketë nevojë për këtë mjet mbrojtës.

Këto janë disa prej pamjeve të arritjes së tij të fundit, në ecjen mbi litarin e vendosur mes dy kreshta malesh, në një prej zonave më piktoreskte të kryeqendrës turistike braziliane.

 

 

Top Channel