Mbajtja e një qeni të bën më të shëndetshëm

11/05/2013 13:15

Personat që kanë një qen në shtëpi kanë një zemër më të fortë se ata që nuk i duan kafshët shtëpiake.

Shoqata Amerikane e Zemrës ka analizuar studime nga e gjithë bota dhe ka dalë në përfundimin se zotërimi i qenit ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

Kjo vjen sepse njerëzit që kanë një qen ecin më shumë se të tjerët për shkak se ai duhet nxjerrë shëtitje përditë. Gjithashtu qeni të heq stresin dhe ka efekte pozitive në ruajtjen e formës trupore.

Udhëheqësja Glenn Levine saktëson se studimi nuk vërteton se të mirat vijnë nga vetë qeni, por nga përkujdesja ndaj tij.

Top Channel