F1, Vettel: Raikkonen është i mirëpritur
01/05/2013 09:40
Sebastian Vettel është shprehur për ‘Sport Bild’ se nuk do e kishte aspak problem nëse shoku i tij i skuadrës do të ishte Kimi Raikkonen, aktualisht pilot i Lotus.
“Nuk ka rëndësi se kë kam shok skuadre sepse nëse do të fitosh titullin kampion në Formulën 1, duhet t’i mundësh të gjithë. Nëse Raikkonen do të vijë tek ne (Red Bull), shumë mirë. Nuk kemi asnjë problem, shkoj shumë mirë me të”, deklaroi gjermani tre herë radhazi kampion bote.
Mark Webber-it i skadon kontrata këtë vit dhe “shkëndijat” që ka pasur me Vettel në garën e Malajzisë mund të shtyjnë drejtuesit e skuderisë austriake të mos i rinovojnë kontratën.
Top Channel