Pritja zyrtare për 113-vjetorin e Pavarësisë, Begaj: Kemi krijuar imazh serioz në arenën ndërkombëtare/ Rama: Prania e presidentes së Kosovës kuptimplotë Nuk mbetën jashtë vëmendjes së Partisë Socialiste edhe emigrantët shqiptarë që jetojnë dhe punojnë në Itali dhe Greqi.
Kreu opozitës Edi Rama zhvillioi një takim me përfaqësuesit e PS në këto dy shtete fqinje, duke synuar koordinimin e strukturave me qëllimin final që sa më shumë emigrantë të vijnë për të votuar më 23 qershor.
“Shpresoj shumë që gjithë kjo përpjekje e bërë për më shumë se 2 vjet për të organizuar gjithë këtë rrjet njerëzish në funksion të zgjedhjeve do të na japë një vlerë të shtuar në rezultatin e 23 qershorit. Kam shumë besim që angazhimi juaj dhe eksperienca e shumë prej jush që merren me këtë punë, do të na mundësojë që votat e emigrantëve këtë herë të jenë realisht vendimtare, sidomos në qarqet ku mund të luajnë një rol shumë të madh”, tha kreu i PS, Edi Rama.
Në vijim të takimit Genci Kojdheli, nënsekretar për Emigracionin në PS prezantoi platformën e opozitës për emigrantët e cila synon që në bashkëpunim me qeveritë greke dhe italiane të zgjidhet problemi i siguracioneve shëndetësore që janë paguar nga emigrantët ndër vite dhe nuk u njihen.
Ndërsa Erjon Velija, Sekretar për Emigracionin në PS në fund të takimit u shpreh se vota e emigrantëve do të jetë përcaktuese në fitoren e zgjedhjeve nga PS.
Top Channel