Kryeministri i Irakut, Nuri al-Maliki bëri thirrje për një dialog mbarëkombëtar, për të shmangur rënien e vendit në një luftë civile.
Apeli i al-Malikit vjen pasi një seri sulmesh të ndërsjellta ndërfetare kanë rritur pasigurinë në Irak në mënyrë dramatike, që prej tërheqjes përfundimtare të trupave amerikane dhe koalicionit në dhjetor 2011.
Në vetëm tre ditët e fundit, mbi 100 persona janë vrarë dhe me qindra të tjerë plagosur, si rrjedhojë e përleshjeve midis forcave të sigurisë dhe disa fiseve tribale sunite në veri të vendit.
Sipas ekspertëve, ekziston rreziku që përleshjet midis policisë dhe fiseve sunite të degradojnë në konflikt të armatosur të “stilit sirian”.
Një shtet i përçarë nga antagonizmi i thellë midis sunitëve dhe shiitëve, Iraku po vuan një tranzicion të përgjakshëm dhe të vështirë në demokraci, pas ndërhyrjes së trupave amerikane në 2003-n, që sollën rrëzimin e diktatorit Saddam Hussein.
Top Channel