Prenci: S’ka prova, gjyqi zvarritet qëllimisht

25/04/2013 19:00

Ish-drejtori i policisë së Dibres akuzoi Policine e Shtetit se procesi civil i hapur prej tij po zvarritet qëllimisht.

Në seancën e radhës, e cila këtë të enjte mbush një vit, ish-drejtori i policisë, Shemsi Prenci u shpreh se policia nuk ka asnje provë se si ta justifikojë shkarkimin e tij e për këtë po behet shkak për shyrjet e njëpasnjeshme të gjyqit.

”Une dhashë dorëheqjen nga detyra në prill të 2012, pasi denoncova mafian e kromit në Bulqizë, por në mënyrë paradoksale, krerët e policisë më larguan nga policia me një urdhër që nuk mbështetet në asnjë dokument”, tha ish-drejtori.

Për këtë, sipas ish-drejtorit, “Policia e Shtetit ka depozituar në gjykaten civile një dokument që i perket vitit 1997, kohë në të cilën sërisht zoti Prenci është vetdorëhequr nga policia, duke e argumentuar se eshte ky pikerisht shkaku per te cilin ai eshte perjashtuar ne 2012.

Një vit me parë, Shemsi Prenci leshoi akuza te forta per aferat e kromit, nderkohe qe perplasja e tij e pare ishte shenuar me heret me ish-zevendesministrin e atehereshem te brendshem, Avenir Peka, për nxjerrjen e forcave speciale gjate kohës së fushatës elektorale.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA