Jeta e saj nuk do ishte kurre kaq e plote sa është sot, pa Ana Junian. Eshtë ëndrra që ka shoqëruar gjithë jetën e kesaj gruaje e që tani është bërë realitet.
Silvana është nënë e tre djemve, dy prej të cilëve janë binjaket Dani dhe Tomi, të cilët i solli në jetë kur ishte 45 vjeç.
Por, mëmësia e saj nuk do te qe e realizuar pa vogelushen Ane, e cila ka vetem pak muaj qe eshte biresuar prej saj.
Ideja per te pasur shume femije dhe aq me teper te perafert ne moshe e ka emocionuar pamase Silven, por jo nenen e saj. qe fillimisht e priti shume e frikesuar lajmin.
“M’u duk e pabesueshme, shumë e vështirë. Djemtë ishin të vegjel, i thashe prit te rriten se jane te vegjel dhe thashe se e hoqi ate mendim, nuk i dija se c’bente me pas”, thotë gjyshja, Trëndafilja.
Por, Silva nuk mund te hiqte kaq lehte dore nga endrra, deshira per te pasur nje vajze dhe mundesia per t’ia bere asaj jeten me te bukur.
“Tha mami do vish te shikosh andej nga Befotrofi. I thashe rri rehat, ç’të duhet ajo pune dhe thashë se u terhoq, pastaj kur mora vesh qe ishte e vertete me foli me me qetesi dhe tha qe une jam shumë e kenaqur nese do kem nje vajze dhe i dhashe bekimin”, tregon nena e Silvanes.
Ana Junia eshte vetem 1 vjec e gjysem dhe nga vellezerit e saj e ndajne pak muaj diference.
Eshte nje femije që çdo moment fal dashuri dhe fati e ka bekuar që edhe ajo te mbulohet nga dashuria e gjithe familjes, vecanerisht prej dy vellezerve me te vegjel.
“Është një fëmijë shumë i ëmbël. Më duket sikur e ka lindur Silvana, sikur është gjaku i Danielit. Aty për aty u afrua dhe m’u ngjit”, tregon gjyshja e kësaj fëmije.
Lindja e binjakeve ne nje moshe kur edhe vete Silvana dyshonte se do te kishte femije, bekoi gjithe familjen. Por, ardhja e Anes mes tyre ndryshoi teresisht rrjedhen e jetes. Ajo mundi te zbuse zemrat e te gjitheve.
“Unë jam shumë e gëzuar dhe Ana është një fëmijë që na mbushi shtëpinë e na kënaqi. Edhe Silvana është shumë e lumtur dhe kur lumturohet vajza, lumturohet edhe nëna”, e mbyll ketu rrefimin per ndjesite e saj, nena e gjyshja e Anes se vogel.
Top Channel