
Kanë përfunduar përgatitjet për Kampionatin Europian të peshngritjes dhe tashmë gjithçka është gati për startin e këtij evenimenti kaq të madh që organizohet për herë të parë në Shqipëri.
Presidenti i Federatës Shqiptare të Peshëngritjes, Elez Gjozaj ka pohuar se për disa ditë e gjithë Europa do të ketë sytë nga Shqipëria.
Sipas tij, federata që ai përfaqëson, së bashku me bashkëpunëtorët e saj, kanë bërë të pamundurën duke bërë gjithcka gati në një kohë rekord, për 12 javë.
Nga ana tjetër, Kryetari i Komitetit Organizator, Gudar Beqiraj ka pohuar se suksesi në këtë Europian mund t’i hapë rrugën Shqipërisë të jetë organizatorja edhe e një kampionati botëror.
Në këtë aktivitet që do të startojë të hënën pritet të marrin pjesë 35 ekipe, rreth 400 sportistë dhe mbi 50 trajnerë.
Top Channel