Pelegrinë dhe të krishterë morën pjesë në Meshën e së dielës në Tokën e Shenjtë. Në Jeruzalem qindra pelegrinë mbërritën në Kishën e Vjetër të Varrit të Shenjtë, për të dëgjuar meshën e Ringjalljes së Krishtit.
Patriarku katolik, Fuad Tual drejtoi lutjen në vendin e kryqezimit, varrimit dhe ringjalljes së Jezusit. Papa Benedikti i XVI e caktoi arkipeshkvin Tual si Patriarkun Latin të Jeruzalemit në vitin 2008. Ai është kleriku më i lartë katolik në Tokën e Shenjtë.
Palestinezët në Betlehem, në Bregun Perëndimor morën pjesë në lutjet e së dielës në Kishën e Lindjes, e ndërtuar aty ku besohet se Shën Maria solli në jetë Jezusin.
Pashka është dita që shënon Ringjalljen e Krishtit. Ajo festohet nga shumë besimtarë katolikë në shumë vende të botës. Në Indi miliona besimtarë morën pjesë në meshat e organizuara të dielën. Kjo është një ditë për të festuar me miqtë dhe për të kujtuar Lavdinë e Zotit.
Në Australi, në ishullin Melvill, besimtarët katolikë festojnë Pashkën, një përzierje e traditës dhe ndikimit katolik. Në Filipine, presidenti Benigno Akino tha se me ringjalljen e Krishtit shtohen shpresat e filipinasve për të luftuar korrupsionin.
Në Irak, rreth 200 besimtarë ishin të pranishëm në meshën në Kishën e Shën Jozefit në Bagdad. Në Pakistan, masa shtesë sigurie u morën përreth kishave. Në Afriken e Jugut, Pashka shërbeu edhe si një moment lutjeje edhe për shëndetin e ish-presidentit Nelson Mandela i shtruar në spital.
Presidenti amerikan, Barak Obama uroi besimtarët katolike gjatë fjalimit të përjavshëm të së shtunës.
“Këtë ditë pushimi shpresoj të jemi në gjendje të marrim një moment pauzë dhe reflektimi; të përqafojme njerëzit tanë të dashur; të falenderojmë për bekimet tona; t’ia ridedikojme veten interesave që janë më të mëdha se tonat”, tha Obama.
Të hënën, familja e parë në Shtetet e Bashkuara do të presë mbi 35 mijë të ftuar për lojën e përvitëshme të vezëve.
Top Channel