Rusia, stërvitje ushtarake në Detin e Zi

28/03/2013 16:00

Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin, urdhëroi një stërvitje surprizë ushtarake në rajonin e Detit të Zi, me qëllim që të provojë gatishmërinë luftarake të forcave detare dhe ajrore.

Lajmi u raportua të enjten nga Agjensia Ruse e Lajmeve, “Interfax”.

Zëdhënësi i Kremlinit informoi se stërvitja do të përfshijë 36 anije dhe nëndetëse të flotës si dhe trupa parashutiste, ndërsa 7 mijë ushtarë, marinarë e oficerë do të marrin pjesë në këtë simulim të një përgjigje të shpejtë të një sulmi ushtarak.

Megjithatë, Rusia nuk do të japë detaje të mëtejshme për këtë stërvitje, pasi siç vuri në dukje zëdhënësi, traktatet ndërkombëtare nuk detyrojnë raportimin e ushtrimeve ushtarake, ku marrin pjesë më pak se 7 mijë trupa.

Rusia është aktualisht në mesin e një reformimi të gjerë të forcave luftarake, pasi pavarësisht fitores së thjeshtë ndaj Gjeorgjisë në vitin 2008, lufta disa-ditore nxorri në dukje disa probleme madhore në mënyrën e funksionimit të ushtrisë.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA