Një ekzaminim pas vdekjes ka zbuluar se vdekja e manjatit rus Boris Berezovsky erdhi “për shkak të varjes”, sipas burimeve policore.
Berezovsky, 67 vjeç, u gjet i vdekur nga një punonjës, ditën e shtunë, në katin e tualetit të shtëpisë së tij, në Berkshire.
Ekzaminimi nuk gjeti asnjë provë, që bënte fjalë për një “dylyftim të dhunshëm”. Më shumë teste do të kryhen në vazhdim me trupin e tij.
Policia e Luginës së Tamizit tha se hetimet në pronën e tij do të vazhdojnë për disa ditë. Më herët, ata kishin thënë se asnjë provë nuk të çon deri më tani te përfshirja e “një pale të tretë”.
Trupi i Berezovsky-t u largua nga prona e tij në Mill Lane, Ascot, gjatë natës së të dielës.
Rezultatet e testeve të mëtejshme, përfshi edhe ekzaminimet toksikologjike dhe histologjike, do të marrin më shumë kohë, ndoshta me javë, njofton policia.
Oficerët e krimeve janë duke kryer ekzaminime mjeko-ligjore në pronën e tij dhe “këto pritet të zgjasin për disa ditë”.
Një kordon rrethues do të mbetet në vendngjarje, deri sa kjo punë të kompletohet, në mënyrë që të mbrojë skenën e krimit”, tha Kevin Brown, përfaqësues i departamentit të policisë. “Ndërkohë që puna për këtë hetim të rëndësishëm po vazhdon, ne nuk kemi mundësi të japim komente në lidhje me ndonjë pajisje të gjetur në pronën e tij”.
Trupi i Berezovsky-t u raportua i vdekur pasi u gjet nga një punonjës, i cili thërriti ambulancën gjatë ditës së shtunë, rreth orës 15:18 me orën britanike. Ai nuk ishte parë në lëvizje, që prej orës 22:30 të ditës paraardhëse (të premte).
Top Channel