48 orët e parë të Papatit të Françeskut i shfaqën botës gjurmët, mbi të
cilat mund të parashikohet figura e udhëheqësit të 1.2 miliardë
katolikëve në mbarë globin.
Disa minuta pas zgjedhjes, “Mjeshtrit të Ceremonive” i është kërkuar të sjellë kapelen e kuqe, porsi ajo që mbante paraardhesi i tij Benedikti XVI në rastë ceremoniale. “Jo faleminderit Monsenjor – eshte pergjigjur Papa Françesk. – Vereni ju ne vendin tim. Koha e karnavaleve ka perfunduar”. Eshte kjo nje shenje e vogel e asaj qe Massimo Franco, nje nga editorialistet e njohur italianë, e cilësoi në gazetën ‘Corriera della Sera’, si “fundin e epokes se Papes- mbret apo epilogut të oborrit te Vatikanit”.
Një tjetër moment shumë domethënës është, kur Jorge Mario Bergoglio hyri në pallatin apostolik ku do të jetojë si Papë, dhe ndërsa Georg Gänsëein kërkoi të hapte dritën ai tha: “Po këtu paska vend për 300 njerëz, nuk më duhet e gjithë kjo hapësirë!”
Papa Françesk nuk ka dhënë asnjë shenjë se cilin do të zgjedhë ai si numrin dy të Vatikanit apo Sekretarin e Shtetit. Ajo që ka befasuar, por dhe mrekulluar vëzhguesit e skenës së Vatikanit është se Papa nuk ka sekretarë personalë apo një ndihmës që e ndjek nga prapa, të ngjashëm me Georg Gänsëein, hija personale e Bedekti XVI.
Disa orë pas zgjedhjes ai la Vatikanin për t’u lutur në bazilikën e Romës, ku themeluesi i Urdhërit Jezuit kishte gjetur strehë për t’u lutur. I kërkoi shoferit të ndalonte në hotelin ku kishte qëndruar gjatë Konklavës për të paguar faturën, si dhe për të marrë valixhet. Pas kësaj dite sërish braktisi Vatikanin krejt papritur të vizitonte një mik të sëmurë në spital. Jezuitët janë urdhëri më i madh brenda Kishës, por gjithashtu ata njihen si më revolucionarët. Themeluesi i këtij Urdhri në shekullin e 16-të është është Shën Ignatius Loyola, i njohur ndryshe si Gjenerali Superior, sepse ishte ushtarak kur ngriti Urdhrin Jezuit. Tradita e tyre është forcë intelektuale dhe shpirtërore. Një tjetër gjurmë për të parashikuar ndikimin në Kishën Katolike të shekullit të 21-të. Nëse përpara Konklavës pati spekulime për zgjedhjen e një Pape me ngjyrë, Papa Françesk njihet si Papa i zi, prej ngjyrës së urdhërit që ai përfaqëson.
Ndërkohë në Katedralen Katolike në Tiranë u mbaj një meshë në nder të Papa Fraçeskut. Mesha u kryesua nga Imzot Rrok Mirdita dhe në të merrte pjesë edhe Nunci Apostolik, Shkëlqesia e Tij, Imzot Ramiro Molinar Ingles. Imzot Ingles përfaqëson Vatikanin pranë shtetit dhe Kishës Katolike Shqiptare.
Top Channel