F1, Vettel në krye të provave të lira

15/03/2013 04:45

Sebastian Vetter i skuderisë Red Bull siguron vendin e parë në turin e parë të provave të lira për Çmimin e Madh të Australisë, që do të shënojë startin e sezonit të ri të Formula 1, i cili është rikthyer sërish në ekranin e Top Channel.

Koha e gjermanit ka qenë 1:27.211, teksa pas tij kanë qenë dy pilotët e Ferrarit, braziliani Massa me +0.078 dhe Alonso me +0.336.

Britaniku Hamilton, i cili ka lënë tashmë McLaren-in për të kaluar të Mercedes, u rendit i katërti me +0.341, vetëm 5 të mijëtat e sekondës larg “kokëkuqes” së pilotit spanjoll.

Vendi i pestë zihet sërish nga një Red Bull, ai i Webber me +0.457, i cili renditet përpara pilotit të Lotus, Raikkonen me +0.666 dhe atij të Mercedesit, Rosberg.

Vetëm në vendin e 9-të Button me McLaren, i cili shënoi ishte +1.229 më i ngadaltë se gjermani Vettel.

Top Channel

DIGITALB DIGITALB - OFERTA